“Jam nervoz!
“Lëre, mos i fol se është nervoz!”
“Kuptoje, është nervoz!”…
Sa shpesh i dëgjojmë këto shprehje?
Shumë shpesh madje.
Por a duhet të jenë arsye për ta justifikuar një sjellje që lëndon vazhdimisht të tjerët?
Jo!
Njeriu mund të jetë i ngarkuar, i stresuar, i acaruar apo edhe duke kaluar një periudhë të vështirë të shëndetit psikologjik.
Kjo është normale dhe njerëzore.
Por kjo nuk i jep të drejtë askujt ta shkarkoj atë gjendje mbi familjen apo mbi njerëzit që e rrethojnë.
Fatkeqësisht, në shumë familje krijohet një realitet i tillë kur të gjithë flasin me kujdes, ecin me kujdes, heshtin, tërhiqen dhe përshtatin sjelljen e tyre vetëm që “ai apo ajo të mos nervozohet”.
Me kalimin e kohës, e gjithë familja fillon të jetoj sipas humorit të vetëm një personi të familjes.
Kjo nënkupton se aspak nuk ka në këto rrethana jetë cilësore.
Sikurse as nuk është e drejtë e as zgjidhja më e mira.
Mirëkuptimi dhe toleranca vlejnë kur shoqërohen me përgjegjësi edhe ndaj të tjerëve, përndryshe ato kthehen në një mekanizëm që po e mbanë gjallë problemin (sjelljen e gabuar).
Edhe vetë individi që e vëren se acarohet lehtë, zemërohet shpesh ose krijon tension pothuajse në çdo situatë, duhet të ndalet dhe ta pyesë veten:
“Çfarë po ndodhë me mua?
Dhe duhet ta di se jo gjithmonë problemi është te të tjerët.
Fundja askush nuk ka gjithmonë dhe në çdo rast e situatë të drejtë.
Askush nuk është i pagabueshëm.
Edhe njeriu më i mençur në një rast apo sitiatë ka nevojë të dëgjoj, të reflektoj dhe kur është e nevojshme të pranoj se ka gabuar.
Nëse kjo sjellje është thjeshtë mënyra se si individi është mësuar të sillet, atëherë ajo mund dhe duhet të ndryshohet.
E ndërsa nëse buron nga një çrregullim psikologjik apo sëmundje, atëherë nuk duhet justifikuar, por duhet trajtuar.
Të kërkosh ndihmë profesionale nuk është aspak dobësi.
Dobësi është të vazhdosh të lëndosh njerëzit dhe të presësh që ata të kuptojnë e mirkuptojnë gjithmonë.
Askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng qetësinë, sigurinë emocionale dhe lumturinë e askujt.
Mirëkuptimi nuk do të thotë të pranohet çdo sjellje edhe sado lënduese qoftë por mirëkuptimi më i madh është ta ndihmosh njeriun të ndryshoj atë sjellje qoftë edhe të filloj të trajtohet.
Lule Alidema Psikologe Klinike
