Home » Fatime Kalimashi : TI HËNA MBI DETIN TIM

Fatime Kalimashi : TI HËNA MBI DETIN TIM

nga World Ks

Ti ishe hëna mbi detin tim pa breg

Një dritë e qetë në netët pa drejtim

S’të preka kurrë, por të ndjeja thellë

Si vala që lëkundet nga një shkëlqim

Rritej dashuria si rrënjë nën dhe

E fshehur nga sytë, jo nga shpirti

Sa më thellë zbriste në heshtjen time

Aq më lart ngrihej qielli i dritës

Dhe kuptova se dashuria s’është zotërim

As pranga që mbajnë një zemër peng

Është hëna që ndriçon nga larg

Dhe rrënja që mban një botë në këmbë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment