Drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj, priti në një takim shkrimtarin Shefqet Dibrani, i shoqëruar nga shefi i arsimit në Komunën e Shtimes, z.Lulzim Sahiti, drejtorin e Gjimnazit “Naim Frashëri” Shtime z.Rexhep Hasani si dhe studiuesi i Letërsisë shqipe z.Alban Hajrushi.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth procesit edukativo-arsimor, kushteve në shkollë, si dhe literaturës në dispozicion për nxënësit. Me këtë rast, z.Shefqet Dibrani dhuroi disa tituj librash për bibliotekën e shkollës, duke kontribuar në pasurimin e fondit librar.
Udhëheqësi i arsimit, z.Lulzim Sahiti, falënderoi z.Dibrani për kontributin e dhënë në pasurimin e bibliotekës së shkollës me tituj të rinj.
Po ashtu, drejtori i shkollës, z.Labinot Rexhaj, shprehu mirënjohjen për këtë donacion, duke theksuar se librat e dhuruar do të ndikojnë drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së arsimit dhe në zhvillimin kulturor të nxënësve.
Nga ana e tij z.Shefqet Dibrani, falënderoi për mikpritjen dhe tha që uroj që sado pak këta tituj të librave të iu shërbej profesorëve në mësimdhënie kurse nxënësve në thellimin e njohurive rreth librit kritikës dhe letërsisë.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në shkollën tonë.
