Shkruan: Halil Geci
LDK-ja ka mbetur nën hijen e pazareve politike dhe krizës së udhëheqjes nga dy figura që, sipas kritikëve, kanë uzurpuar partinë pa ndonjë kontribut të dëshmuar as për partinë dhe as për vetë Kosovën.
Nga zhgënjimi i anëtarësisë deri te aleancat për mbijetesë politike —a po largohet LDK-ja përfundimisht nga fryma e Ibrahim Rugovës?
Është e habitshme se si një pjesë e madhe e anëtarësisë së LDK-së vazhdon të heshtë përballë mënyrës se si po udhëhiqet partia nga Lumir Abdixhiku.
Një drejtim që shumë mbështetës të vjetër e konsiderojnë të dobët, pa dinjitet politik dhe larg filozofisë rugoviane mbi të cilën u ndërtua shteti nga LDK-ja dhe Ibrahim Rugova.
Rënia e vazhdueshme e LDK-së në zgjedhjet e njëpasnjëshme ka ndodhur pikërisht gjatë periudhës së udhëheqjes së Abdixhikut.
Megjithatë, në vend të një reflektimi apo dorëheqjeje morale, shumë njerëz brenda partisë e shohin qëndrimin e tij si pjesë të një skenari të organizuar në mes Vjoses dhe Lumirit për të ruajtur pozitat e tyre politike me çdo kusht.
Sipas perceptimit të kritikëve brenda partisë, strategjia ka qenë e qartë: të mbahet kontrolli mbi strukturat e LDK-së deri në momentin kur të sqarohej nëse Vjosa Osmani do të zgjidhej sërish presidente apo jo.
Nëse ajo do ta siguronte mandatin e dytë, Lumir Abdixhiku do të vazhdonte mbijetesën politike brenda partisë, i rrethuar nga njerëz besnikë dhe servilë politikë.
Në të kundërtën, nëse Vjosa Osmani nuk do të zgjidhej presidente, dera e rikthimit të saj në LDK do të mbetej e hapur.
Kur ajo nuk arriti të rizgjidhej presidente, pasi partia e Lumir Abdixhiku nuk mundi t’i siguronte 15 votat e nevojshme. Pas kësaj, ajo iu rikthye lojës së vjetër politike të pazareve dhe marrëveshjeve të fshehta, ku sipas kritikëve u arrit marrëveshja që Vjosa të printe listën për presidente, ndërsa Lumiri të paraqitej si kandidat për kryeministër.
Ndërkohë, akademikët dhe kolosët që kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit mbeten të anashkaluar, duke u detyruar të sillen rreth atyre që, sipas shumë zërave kritikë, uzurpatoret nuk kanë asnjë kontribut të njohur as për Kosovën dhe as për LDK-në.
Kritikët shkojnë edhe më tej, duke e akuzuar Osmanin se ka tradhtuar jo vetem Kurtin por edhe frymën shtetformuese të Kosovës dhe idealet mbi të cilat qytetarët kishin besuar.
Pretendimet për përfitime personale, pasuri dhe luks janë bërë pjesë e debatit publik, ndërsa pakënaqësia ndaj elitës politike po rritet çdo ditë e më shumë.
Në këtë realitet politik, shumë anëtarë të vjetër të LDK-së ndihen të përjashtuar dhe të nënçmuar. Ata që për dekada mbajtën gjallë partinë, sot shohin veten të lënë anash, ndërsa drejtimi politik po përqendrohet tek pazaret për poste dhe interesa personale të dy dallavergjinjëve Vjosa -Lumir
Sa më shumë që më rikthehet vëmendja tek historia e LDK-së, aq më shumë disa figura të dikurshme të partisë, si Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa dhe të tjerë, po shihen nga një pjesë e anëtarësisë si njerëz që kishin paralajmëruar me kohë degradimin e partisë dhe mungesën e vlerave reale në politikën e re të udhëhequr nga Osmani dhe Abdixhiku.
Në fund, mesazhi i zhgënjimit që vjen nga shumë mbështetës tradicionalë është i qartë: nëse duan ta shpëtojnë vendin dhe LDK-në e Rugovës, anëtarësia duhet të zgjohet, të reagojë dhe të mos lejojë që partia të mbetet peng i interesave personale dhe marrëveshjeve të fshehta politike.
Kthimi i Vjosa Osmani në LDK, për të mbuluar tradhtinë që kritikët thonë se ia ka bërë Kosovës dhe partnerit të koalicionit, Albin Kurtit,i cili e bëri presidente, është parë si jetik për ekzistencën e saj politike.
Sipas këtyre zërave kritikë, Vjosa, e vendosur nën presion nga akuzat dhe skandalet që pretendohet se u zbuluan nga Spiro Pali, kishte nevojë për rikthimin në LDK më shumë se për oksigjenin, në mënyrë që të siguronte mbijetesën e saj politike.
Shiko më pak
