Home » Poezi: Shefqet Dibrani ZOG MBI GURË

Poezi: Shefqet Dibrani ZOG MBI GURË

nga World Ks

Poezi: Shefqet Dibrani

ZOG MBI GURË

Azem Shkrelit

Ti ishe zogu që pushoi degë më degë

ishe edhe gurë që rëndonte mbi vendin e vet

flutur që thithte nektarin lule më lule

ishe Rugovë si pishat i gjatë, por ishe edhe Llap

gjithsesi më shumë ishe Kosovë

diell që nxeh ishe ti dhe rreze shpërndave gjithandej

ishe drita e hënës e cila natës i jepte shkëlqim

gjerë në mëngjesin e ri

ne po përjetojmë vetminë, zogjtë e gurët na mungojnë

gurët për kulla e zogjtë mbi to për ti kënduar lirisë

ti kurrë mungesa nuk pate, hapin kurrë se ndale

ishe lumi që ecte pa ndal, si poezia që rrjedhë valë valë

miqtë tuaj janë mallëngjyer ata nuk recitojnë poezi

se ti vet ishe poezia, padyshim jeta dhe ardhmëria jonë

në bufenë e qytetit kafja porositet edhe për ty

për të mos e ndjerë mungesën tënde

ata që të shoqëruan gjerë tek varri yt

ishin vet në udhën e vdekjes

tani atje në përjetësi të shoqërojnë

ne po ju presim për në mitingje letrare

karvani i shkrimtarëve po gjallërinë

kthehu Poet përsëri kthehu sepse

ti ishe karvan i dhembjeve

e dhembja të përcëlloi gjer në varr

kurse bardhësia e mbuloi jetën tonë

ti ishe liria, dielli, guri dhe dashuria e Kosovës

aman Poet kthehu edhe një herë se jemi të mallëngjyer

për t’i parë ecjet tuaja elegante drejt ardhmërisë

urtit për t’i dëgjuar që na i predikoje çdo ditë

kthehu se kemi mall o Poeti Ynë, kthehu

ti rugovas i Shkrelit me shpirt guri

me flatër zogu e asht burri, kthehu në shtëpinë tënde

tani kësaj vere edhe mërgimtarët do të vijnë

ata kthehen në Atdhe dhe do të kërkojnë Ty

te Gurra në sheshe e bulevarde a tek Burimi yt

duan ta gjejnë atë pikëllim që të rrëmbeu…

ata janë zogj në fluturim dhe si gurët në flakërim

Ooo… Poeti YNË i etnisë me Zogj dhe Gurë

mbahu he burrë?!…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment