55
Erdhi një kohë e heshtur, pa zë, ku njeriu njeriun s’e njeh më, zemrat u bënë gurë në gjoks, dhe fjala humbi shpirtin e saj të ngrohtë.
Njeriu u vesh me egërsi, e quajti forcë mungesën e ndjenjës, ndërsa kafsha, pa fjalë e pa zë,mbajti besën, dashurinë, kujdesin.
Ajo ndalet, ajo ndien, ajo ruan, ndërsa njeriu kalon dhe harron, deri këtu ka arritur bota egërsirat jetojnë në shtëpi, njerëzit ikin në male, të huaj për shpirtin që dikur i quante njerëz, sot nuk pyet më kush flet bukur,
as kush ka emër a pushtet vetëm shpirti e tregon
kush është njeri dhe kush thjesht ecën në formë njeriu.
