Home » Altari i rrejshëm

Altari i rrejshëm

nga World Ks

Mimoza Rexhvelaj 

Kishin kohë që kafshojshin

e mërtypshin lutje

n’altarin e rrejshëm.

Me gotë përpara,

mbushë me mëni,

e mira mos me ardhë

Ndër ne, kurrsesi.

Moti u prish, diçka ra.

Ndjeva t’ftohtin e çuditshëm,

m’kaloi ndër eshtna,

m’pshkoj në palcë,

e dul ndër dhambë.

M’kapi nji trishtim,

si ai kur ec vetëm

ndër vorre, natën vonë.

Demonët e heshtun u zgjun.

Diç kërkojnë.

Hajde, bane zap n’agoni

at njirin,

ku fillin e hup.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment