Home » Fjalët e Kryeministrit Kurti për Faton Pecin

Fjalët e Kryeministrit Kurti për Faton Pecin

nga World Ks

Me Faton Pecin në krye të Mitrovicës së jugut, i gjithë veriu do të frymojë ndryshe. Mitrovicës si vatër e dijes, kulturës, arsimit e sportit, i duhet Faton Peci si kryetar i qytetit. Mitrovicës i duhet kthyer dinjiteti edhe në nivel lokal, e kjo bëhet e mundur me ministrin më të mirë ndonjëherë të Bujqësisë që e ka pasur Kosova.

Mitrovica ende sot, e ka veç një çerdhe. Ky qytet meriton më shumë. Me Fatonin do të ketë depolitizim të sistemit arsimor në nivelin lokal, renovim të shkollave e kushte të përshtatshme, më shumë çerdhe, riorganizim të nivelit të mësimnxënies, lidhje të shkollës me komunitetin e tregun e punës dhe investime në digjitalizim. Ashtu siç në qeverisjen qendrore arsimi është prioritet kombëtar, edhe për Fatonin, arsimi do të jetë prioritet për Mitrovicën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment