68
Nga ; Mimoza Rexhvelaj
Nën lëkurë më rrin një furtunë,
s’i bindet as kohës, as Zotit.
Janë do plagë që nuk pranojnë lutje,
shërohen me nji ose me njëmijë puthje.
Botën e përmbyta thellë buzëve të tua.
Në çdo qelizë të regëtijnë trajtat e mia
Pa leje jam bâ i njëjti shpirt.
Në djall harrimi, largësia, vetmia.
Harresën s’e dua, dua zjarrin.
Ferri do mbijë lule-flakë në çdo përqafim.
Në to të digjem si heretike. Ani!
Do vdes t’u qesh në mëkatin tim.