Home » Partia Demokratike e Diasporës PDD me njoftim për Antarsin e saij dhe Simpatizantët

Partia Demokratike e Diasporës PDD me njoftim për Antarsin e saij dhe Simpatizantët

nga World Ks

Njoftim Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në veçanti qytetarë të Komunës së Obiliqit, Ju njoftojmë se, për arsye të caktuara që do t’i bëjmë publike pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, subjekti politik Partia Demokratike e Diasporës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.

Pas vendimit të organeve tona vendimmarrëse, kemi përcaktuar që të përkrahim subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje, me theks të veçantë kandidatin për kryetar të Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi dhe kandidatët për kuvendet komunale.

Nëpërmjet aktiviteteve tona, do ta kontaktojmë elektoratin tonë dhe do t’u bëjmë thirrje që ta përkrahin në mënyrë të pakushtëzuar z. Halil Thaçi për kryetar të Komunës së Obiliqit.

Me respekt, Partia Demokratike e Diasporës (PDD)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment