Home » Vlera Salihaj- Logopede e licensuar dhe themeluese e qendrës “Speech Therapy”

Vlera Salihaj- Logopede e licensuar dhe themeluese e qendrës “Speech Therapy”

nga World Ks

Vlera Salihaj- Logopede e licensuar dhe themeluese e qendrës “Speech Therapy”, ku prej më shumë se tre vitesh ofron shërbime profesionale në fushën e zhvillimit të të folurit dhe komunikimit. Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj fëmijëve dhe nevojave të tyre individuale, ajo ka ndërtuar një qasje bashkëkohore dhe të personalizuar në terapinë e të folurit.

Vlera ka ndjekur një sërë trajnimesh profesionale në logopedi dhe psikologji, duke përfshirë edhe licensimin për aplikimin e ABA Terapisë, një ndër metodat më të njohura për ndihmën ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

Aktualisht, ajo është Msc.Cand në Psikologji Klinike, duke thelluar më tej njohuritë në aspektin psikologjik të ndërhyrjes terapeutike.

Përmes qendrës ‘Speech Therapy’, ajo ofron një gamë të gjerë shërbimesh profesionale, duke përfshirë:

•Terapinë e të folurit

•Vlerësime gjuhësore dhe zhvillimore

•Terapinë ABA

•Trajtimin e çrregullimeve në komunikim dhe sjellje

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment