Home » Adifete Shiti,Gjurmët e jetës

Adifete Shiti,Gjurmët e jetës

nga World Ks

Nga : Adifete Shiti

Gjurmët e jetës

Kudo që shkojmë, lëmë gjurmë,

disa si rreze dielli në mëngjes,

disa si hije që rrëshqasin nën pemë të humbura.

Rrugët s’janë gjithnjë të drejta,

disa hapin shtigje të ndriçuara,

disa humbasin mes labirinteve të errësirës,

dhe disa e ndjekin një kah të gabuar,

pa e kuptuar.

Por gjurma mbetet,

si valë që puth bregun e kohës,

edhe kur këmbët lodhen,

edhe kur zemra rrëshqet;

ajo flet për ne,

si një kujtim i heshtur

që as koha s’e fshin dot.

Mëso të ecësh me kujdes,

të zgjedhësh dritën mbi hije,

sepse edhe një hap i vogël,

mund të ndezë zjarrin e shpresës

në shpirtin e dikujt tjetër.

Kur të kthehesh pas,

mos u tremb nga hapat që ke lënë,

nëse në to fshihet një gjurmë dashurie,

një fjalë e mirë,

një prekje shprese,

një buzëqeshje që mbetet përjetë.

Sepse çdo gjurmë që lëmë,

është një rrugë që quhet jetë;

sa më shumë dritë mbjellim,

aq më e bukur bëhet shtegu ynë,

një udhë që të tjerët mund ta ndjekin

për të gjetur ngushëllim, shpresë dhe kurajo.

Adifete Shiti ©

Shtator,2025

Dardani 🇽🇰

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment