Home » Çdo rreze dielli që prek sipërfaqen shndërrohet në një fjalë të pathënë.

Çdo rreze dielli që prek sipërfaqen shndërrohet në një fjalë të pathënë.

nga World Ks

Nga Mimoza Rexhvelaj ·

Syri i Sheganit është një nga perlat e natyrës që nuk të gjykon, vetëm të fton të rrish pranë dhe të mbushësh shpirtin me paqe.

Uji i tij, që buron nga thellësia e tokës, përzihet me gjelbërimin me blunë e qiellit si në një pikturë të palëvizshme.

Gurët e fundosur duken si shkallë që të thërrasin të zbresësh drejt misterit…

Çdo rreze dielli që prek sipërfaqen shndërrohet në një fjalë të pathënë.

Është një poezi pa titull…

Flladi që kalon mes pemëve sjell frymën e së përjetshmes. Në këtë pasqyrë ujore, njeriu nuk sheh vetëm fytyrën e vet, por kupton se sa i vogël është përballë një bukurie që nuk kërkon asgjë, përveç të admirohet.

Syri i Sheganit është një kryevepër e natyrës, një perlë në gjerdanin e bukur që hijeshon Malësinë tonë, por fatkeqësisht për të ardhur deri këtu nuk ka rrugë.

Ky vend i mrekullueshëm vuan për një investim serioz, për t’u mbrojtur, promovuar dhe dashur ashtu siç e meriton.💚

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment