Home » MALLË PËR PRISHTINËN

MALLË PËR PRISHTINËN

nga World Ks

Nga Shefqet Dibrani

Ti më the eja në Prishtinë

Se vajin tënd në këngë do ta kthej

E mallin si lotin bashkë do ta përpijmë

Eja, se Shtëpia e Zotit është në Prishtinë…

Shelgut vajtojës degët i ranë mbi tokë

Është malli për ty që nuk ngryset dot

Eja në Prishtinë lum mërgimtari

Se rrudhat e mërzisë ta kanë vyshkur ballin

Eja në Prishtinë në këtë dimër me borë

Sall një kafe ta pimë e pastaj shko

Eja të lutem pash ditët e mërgimit

Të kalojmë natën gjer në zbardhje të agimit

Eja të lutem sall për dashuri

Malli për Prishtinën ka rënë mbi ty

Kthehu të lutem hiç mos ngurro

Se vitet e shkërmoqura veç unë t’i rinojë…

(Jo për pushim, por për neje)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment