49
Shkruan Dalinë Arifi
Unë dua..
Unë nuk dua një ditë që të ma kushtosh si e dashura jote. Unë dua çdo ditë nga pak – grimca dashurie. Të zgjohem në mëngjes me aromën e trupit tënd, në mesditë të më marrësh në telefon vetëm për të dëgjuar zërin tim, dhe kur të kthehesh nga puna, të më marrësh në përqafimin tënd që e dua më shumë se gjithçka, dhe të më puthësh në ballë – një puthje që më bën të ndihem gruaja më e lumtur në botë.
Unë nuk dua lule, as gjerdanë floriri. Unë dua sytë e tu, zemrën tënde, aromën e shpirtit tënd.
Kaq dua unë.
Dalinë Arifi