67
Në qytetin e vjetër
Kaloja kah udha e vjetër,
Pemët shushurisnin mbi tokë.
Vjeshta piktoreske kishte veshur natyrën,
Ulërima e gjetheve në park godiste kujtimet.
Dy pika lot rrodhën nga sytë.
Ecja… ecja gjurmëve pa shenjë.
Veç stoli i vetëm kishte mbetur i heshtur,
Aty, në një skutë të qytetit.
S’kishte të dashuruar që uleshin pas nesh,
E vjeshta prapë po troket – stinë e marrë.
Vyshk gjithçka, pos dashnisë teme.
Unë vazhdoj çdo natë të njëjtin episod.
Shiu trokiste mbi flokët e mi,
Kopsat e bulevardit kërcisnin nga zhurma e mallit.
I vjetër ky qytet – veç dashnia jeme, e re hala.