Home » Shaban Shala Heroi i pa vdekshëm Lavdi për jetë e motë emri juaj do jetoj sa të ketë Shqiptarë mbi tokë

Shaban Shala Heroi i pa vdekshëm Lavdi për jetë e motë emri juaj do jetoj sa të ketë Shqiptarë mbi tokë

nga World Ks

Shkruan Fadil Islami

SHABAN SHALA: I lindur në vitin 1933 në Letanc të Besianës dhe i mbytur nën torturë në vitin 1963 në Burgun e Prishtinës, Bastijën ku ekzekutoheshin patriotët shqiptarë nga udbashët serbë, jugosllavë dhe shqipfolës. Si i ri ishte angazhuar në NDSH, lëvizjen më patriotike te shqiptarët që në asnjë mënyrë nuk e pranonin komunizmin, Jugosllavinë dhe Serbinë duke e kundërshtuar me armë në duar e që plumbin e fundit në mbrojtje të këtij ideali e kishin jetën e tyre.

Moto e tyre ishte një komb, një gjuhë dhe një atdhe. Kombi ishte shqiptar, gjuha ishte shqipe kurse atdheu ishte Shqipëria. Në mbrojtje të këtij ideali, Shaban Shala e dha jetën nën tortura më të tmerrshme.

Në prag të vdekjes, Shaban Shala këndonte: “O ku vend nuk është as Serbi e as Jugosllavi por është Kosovë dhe Shqipëri…” Me bindje politike ishte Kosova ësht Shqipri e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar, Shaban Shala e vuri në themel një gur që i mbijeton të gjitha kohët, jetën e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment