Home » ZGJEDHJET PO TROKASIN: VOTA E KËSAJ HERË DO TË JETË BOMBË KUNDËR KOLLTUKËVE TË VJETRA!

ZGJEDHJET PO TROKASIN: VOTA E KËSAJ HERË DO TË JETË BOMBË KUNDËR KOLLTUKËVE TË VJETRA!

nga World Ks

Halil Geci

 

Ky nuk është më debat politik – është përballja e madhe mes Kosovës dhe shitësve të Atdheut.

Opozita sot nuk flet më në emër të qytetarëve. Ata që dikur ia falën Serbisë veriun për t’ia plotësuar amanetin e Rankoviçit, sot ankohen se “Albini na mori Ujmanin, Trepçën, Zveçanin…” — e bashkë me to, ua mori edhe maskat. I la të zbuluar, jo vetëm si të dështuar politikisht, por si tradhtarë të kombit, që sot kanë mbetur si hije pa dinjitet e pa popull.

Boll më!

Ju, opozitarët, jeni kujtimi i gjallë i pazareve të errëta, me emblemën e tradhtisë të stampuar në ballë. E ç’të thuhet tjetër? U bëtë milionerë, udhëtoni me avionë luksozë, të shoqëruar nga “hyrijat” e paguara mirë, që ju duartrokasin për interesa të përbashkëta.

Por mos harroni: ajo që do t’ju ndjekë gjithmonë është llumi i tradhtisë. Nesër, rapsodët do t’ju përmendin në vargje të sharkisë — ashtu siç i kënduan dikur Esat Pashë Toptanin e Shqipërisë.

Shani sa të doni, bërtitni, vajtoni — por ky popull nuk ju beson më!

Qytetarët e kan kuptuar për shumëkenë nga ju që ju shiteni për një kolltuk.

Sepse sot, për herë të parë pas dekadash, qeveris dikush që nuk përkulet përballë prapaskenave, por dëgjon vetëm zërin e popullit.

Zgjedhjet po afrohen!

Dhe kur të vijnë, vota e Dardanisë do t’ju godasë si artileri e rëndë.

Do të jetë një referendum mes drejtësisë dhe padrejtësisë. Një gjyq popullor ndaj opozitarëve të korruptuar, ndaj analistëve me pagesë dhe ndaj shqipfolësve të Vuçiqit që sot përpiqen ta mbajnë Kosovën peng.

Sepse kjo nuk është më çështje për Albin Kurtin — kjo është çështje për Kosovën!

Albin Kurtin nuk po e mbron pushteti — po e mbron populli!

Dhe kur ju e sulmoni Kurtin, nuk e sulmoni vetëm një njeri — por po fyeni qindra mijëra qytetarë që me votë të lirë ia besuan drejtimin e shtetit.

Ndaj, po ju them qartë:

Pritni zgjedhjet!

Se atëherë nuk do të ketë më studio televizive që t’ju mbulojnë, nuk do të ketë më analistë me pagesë që t’ju pastrojnë, nuk do të ketë më direktiva nga Beogradi që t’ju udhëzojnë.

Atë ditë, do ta ndjeni zemërimin e popullit të Dardanisë, si një stuhi kundër secilit prej jush: matrapazëve, zuzarëve dhe zagarëve të kolltukut që shiten për interesa personale!

Zgjedhjet që po vijnë do të jenë gjyqi i madh popullor.

Dita kur do të ndahen ata që mbrojnë Kosovën — nga ata që e shitën Kosovën!

Pritni edhe pak, se populli po ju pret tek kutia e votimit!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment