Home » Rasti i mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar, të ndaluar në Mal të Zi derisa ishin të destinuar për Kosovë

Rasti i mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar, të ndaluar në Mal të Zi derisa ishin të destinuar për Kosovë

nga World Ks

Rasti i mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar, të ndaluar në Mal të Zi derisa ishin të destinuar për Kosovë, ka rikthyer shqetësimet për sigurinë ushqimore në vend. Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka paralajmëruar një nga operacionet më të mëdha të inspektimit të mishit në Kosovë, ndërsa autoritetet malazeze kanë raportuar edhe për ndërrimin e etiketave të afatit të përdorimit.

Muja ka bërë të ditur se institucionet kosovare janë në fazën përfundimtare të procesit të kontrollit zyrtar dhe se për rastin kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Malit të Zi.

Sipas tij, javën e ardhshme pritet edhe një vizitë për të diskutuar çështjen e mishit të ndaluar dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Kosova dhe Agjencia e Ushqimit janë duke realizuar një nga operacionet më të mëdha të inspektimit të mishit ndonjëherë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Muja.

Ministri ka siguruar se çdo shkelje eventuale e dispozitave ligjore do të trajtohet nga institucionet kompetente dhe se publiku do të informohet për parregullsitë që mund të konstatohen pas përfundimit të procedurave.

Çfarë ndodhi me 103 tonët e mishit?

Rasti kishte marrë vëmendje gjatë shtatorit, kur autoritetet e Malit të Zi ndaluan në Portin e Tivarit katër kontejnerë me mish viçi të ngrirë, me origjinë nga Brazili, të destinuar për kompaninë kosovare “Apetit SHPK”.

Sipas të dhënave të Doganës malazeze, në dy operacione të ndara u ndaluan gjithsej 102,491 kilogramë mish me afat të skaduar, apo afro 103 tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment