23
Kryetari i Komunës së Obiliqit ka nënshkruar subvencionimin për rreth 3,000 koshere bletësh, ku secila do të përfitojë nga dy pogace ushqimore, me qëllim të mbështetjes së bletarëve dhe zhvillimit të bletarisë në komunë.
Ky subvencionim synon të ndihmojë bletarët në mirëmbajtjen e koshereve, përmirësimin e kushteve për zhvillimin e bletëve dhe ruajtjen e vazhdimësisë së prodhimit të mjaltit.
Bletaria përbën një veprimtari të rëndësishme për ekonominë familjare, zhvillimin e bujqësisë dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e fermerëve dhe bletarëve, duke investuar në zhvillimin e prodhimit vendor dhe në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në komunë.
