Qëndra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani e denon fuqishëm gjuhën e urrejtjes dhe narrativat përçarëse që po promovohen ndaj mërgatës sonë përmes emisioneve në Klan Kosova.
Nuk është hera e parë që në këtë medium televiziv ftohen mysafirë të cilët shpërndajnë paragjykime dhe nxisin përçmim ndaj bashkatdhetarëve tanë në mërgatë. Në mënyrë të përsëritur, mërgata paraqitet si e prapambetur, e paemancipuar apo e manipuluar politikisht — një qasje e papranueshme dhe fyese për qindra mijëra qytetarë që kontribuojnë çdo ditë për Kosovën.
Mërgata shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga shtyllat më të rëndësishme ekonomike, sociale dhe kombëtare të vendit tonë. Prandaj, çdo tentativë për ta denigruar apo përçarë atë duhet të marrë reagimin e duhur nga shoqëria dhe institucionet.
I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, mediave dhe opinionit publik shqiptar që të distancohen nga gjuha përçarëse dhe të kontribuojnë në ruajtjen e respektit dhe unitetit kombëtar.
Kërkojmë debat të përgjegjshëm, etikë mediale dhe respekt për mërgatën tonë
