Home » Ne qyrranat e Kosovës që mundohemi me ja marrë të drejten mërgatës dhe me ja mohua kontributin

Ne qyrranat e Kosovës që mundohemi me ja marrë të drejten mërgatës dhe me ja mohua kontributin

nga World Ks

Po fillojmë që nga rezistenca e popullit para lufte kushë e mbajti gjallë Kosovën kush e financoi që populli i Kosovës ti bëj ballë dhe ti rezistoi pushtimit Serb.

Vazhdojm me lobimin e Prsidentit historik Ibrahim Rugova nëpër shtetet e botës në takime me politikant botror në kancelarit e tyre për të lobuar për Kosovën , me para te kujt udhëtonte Rugova dhe kush e financonte mërgata apo ne në kosovë që nuk kishim asë buk ta ngim barkun mjaftueshëm .

Arsimin paralel kush e financoi dhe e mbajti gjallë mërgata apo ne që ishim dëbuar nga puna dhe nuk kishim asnjë të ardhur nga puna jonë.

Po lufta kur filloi me çka e bëm luften , kush na i solli armët kush mbledhi fonde për ta financuar luftën që u derdhen miliona për armatim , ne apo mërgata .

Po popullin e mjerë që e dëboi ushtria dhe policia serbe kush e ndihmoi dhe kush u qoi ndihma nga katër anët e botës.

Po pasë përfundimit të luftës që Kosova ishte e shkatrruar kush e ndërtoi kah morrëm na mjete për ti ndertuar shtëpit dhe për ta rimëkëmbur Kosovën , patëm ne para apo na i dërgoi mërgata , dhe deri sa Kosova u rimëkëm kush na mbajti gjallë.

Po Remitencat milionshe kush i dërgon në Kosovë ne apo mërgata , ne mund të themi po ata i ndihmojn familjet e veta por nëse ata nuk do i ndihmonin familjet e veta a do kishte mundësi qËkëto familje ti mban shteti tju ndërtoi shtëpia ti furnizoi me ushqim , tja paguan rrymen , ujin mbeturinat nga i marrin ato familje parat që i paguajn shtetit kontributet .

Po shtëpiat që ndertohen për njerzit me nevojë siq ësht Halil Kastrati dhe të tjerët nga i marrin ata mjetet që ju ndertojn shtëpi atyre që kan nevojë nga mërgata apo nga ne në Kosovë kush i ndihmon kta njerzë.

Po gjithë ato investime në Kosovë që janë bër dhe falë tyre ne sotë gjenerojmë vende të punës për qytetarët tanë kush i solli ato në këtu në Kosovë apo mërgata.

Dhe ne sotë i shajmë i ofendojmë i linqojmë dhe mundohemi të jau marrim të drejten legjitime që mos të ken të drejt të votojn sepse ata nuk qenkan qytetarë rezident në Kosovë , tju themi ju ndihmoni , ju derdhni miliona në Kosovë ju ndertoni shtëpi për skamnorët e tË pa strehët , ju mbani familjet e juaja , ju investoni në Kosovë që ne të hapim vende të lira për punë , ju bëni gjithqka për ne , por ju nuk keni asnjë të drejt në shtetin tuaj.

Gazetarë , Politikanë Analistë që dikur nuk kishin asë brekë sotë të dalin dhe ti shajnë , ti ofendojnë e ti nënqmojnë mërgimtarët vetem e vetem pse po e shfrytëzoin një të drejtë elementare për të votuar , sepse këta mjerana e donë voten për vete për ta vjedhur , plaqkitur Kosovën e për tu bër milioner brenda nate e për ti mbajtur popullin si sallvë të tyre.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment