Home » Festivali Kombëtar Folklorik PLAKU ka zënë fill në vitin 2017, respektivisht më datë 24 dhe 25 maj që shënoi edhe datëlindjen e Gjeneral Xheladin Gashi- Komandant Plaku.

Festivali Kombëtar Folklorik PLAKU ka zënë fill në vitin 2017, respektivisht më datë 24 dhe 25 maj që shënoi edhe datëlindjen e Gjeneral Xheladin Gashi- Komandant Plaku.

nga World Ks

Themeluesit dhe drejtuesit e këtij Festivali, ndonëse fillimisht pa mbështetjen financiare nga jasht, arritën që me punë vetmohuese por edhe profesionale të vendosin me sukses bazën e këtij Festivali, i cili u vlerësua lartë nga kritikët e fushës.

Përzgjedhja me kujdes e Këshillit Aritstik dhe Organizativ, Jurisë profesionale, Ansambleve pjesëmarrëse, grupeve dhe individëve dhe elementeve tjera artistike, mikpritja bujare e qytetarëve të Komoranit dhe rrethinës, bëri që ky Festival të shndërrohet  në Tradicional, dhe gjatë vazhdimësisë, të fitoj mbështetjen e Ministris të Kulturës të

Republikës së Kosovës.

Edicion pas edicioni kujdesej për prurje të reja nga Trashëgimia shqiptare jomateriale, nga këngët, vallet, kostumet, ritet, zakonet dhe lojërat popullore, të shprehura në formacione individuale, grupore dhe ekipore, me variacionet e tyre varësisht nga viset nga vinin, e në raste të veçanta me elemente autoktone dhe autentike në forma dhe gjini, të instrumenteve popullore nga ato kordofone, aerofone dhe membranofone, që në shumicën e rasteve krijonte ndjesinë e udhëtimit në kohë, e padyshim edhe emocione të thella.

Kujdes i veçantë është kushtuar prurjeve tradicionale të patranskuruara dhe pa ndërhyrje nga dora profesionale dhe digjitale, me qëllim të ruajtjes së origjinalitetit, ashtu siç ka buruar nga populli.

Sigurisht, nuk është shmangur virtyti popullor, që krahas ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të vlerave kulturore të popullit tonë, të vihet në pah dhe të bëhet ndritja e Figurave tona kombëtare si vlerë e shtuar dhe sublime e popullit tonë dhe e ndërlidhjes së këngës dhe pushkës si element i rëndësishëm i traditës popullore.

Me këtë rast Çmimet e ndryshme garuese janë emërtuar me emra figurash të ndryshme patriotike dhe kulturore.

Për fund, konsiderojmë se përkundër vështirësive qoftë financiare apo organizative, me një reziliencë të konsiderueshme është arritur kontinenti i organizimit të Festivalit, përcjellur me suksese dhe ngritje të vazhdueshme në nivelin Artistik dhe Organizativ.

P.S

Kultura, gjuha, tradita, historia dhe elementet tjera unike, vërtetojnë 

identitetin tonë kombëtar si popull i lashtë.

Pa këto elemente jemi të zhveshur para botës,  andaj duhet ti ruajmë, kultivojmë, promovojmë dhe dokumentojmë me kujdes dhe fanatizëm.

Shefki Salihu

Drejtor Artistik

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment