Home » Çfarë po ndodh me shtetin e Kosovës, a mund të jetë kaq në rrëzik të madh?

Çfarë po ndodh me shtetin e Kosovës, a mund të jetë kaq në rrëzik të madh?

nga World Ks

“Në Kushtetutë nuk thuhet se duhet pëlqimi i ‘Listës Serbe’ apo i Vuçiqit”

Ja dhe versioni i shkurtuar i reagimit të ish-anëtares tjetër të Komisionit Kushtetues, që bashkë me Prof. Bajramin dhe Prof. Kryeziun ka shkruar Kushtetutën – znj. Gjylieta Mushkolaj.

(Versionin e plotë e gjeni në koment)

Znj. Mushkolaj thekson në intervistën e saj:

“Kuvendi i Kosovës konstituohet me zgjedhjen e Kryetarit. Nënkryetarët kanë vetëm funksione administrative – askund në Kushtetutë nuk thuhet se duhet pëlqimi i ‘Listës Serbe’ apo i Vuçiqit.

Fatkeqësisht, nga 100 deputetë shqiptarë, nuk u bënë 61 që ta shporrin ndikimin e Vuçiqit nga institucionet tona. Delegatët e tij sabotuan, por Kushtetuta është e qartë: Kuvendi është funksional.

Presidentja nuk është zgjedhur për t’iu nënshtruar Vuçiqit, por për të garantuar sovranitetin dhe funksionimin e Republikës. Mandatimi i kandidatit për kryeministër nuk është shkelje kushtetuese – është detyrim.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment