13
Çkërkon një grua!
Në mendon që ke kuptuar
një grua,ke të drejtë…
MENDON!
Një grua,nuk është një libër
që e mban mënt,pasi e lexon.
Është një botë e tërë
plot me mendime,ndjenja
përvojë,kontradikta
dhe ëndrra.
Në një moment,është e fortë
si shkëmb.
Dhe herë tjetër,e brishtë
si fëmijë i vogël.
Mund të dojë ta dëgjosh
pa i dhënë zgjidhje,ti hapësh vënd,
dhe të jesh prezencë për të.
Dhe kur beson që di çkërkon,
do të shohësh një anë tjetër të saj.
Prandaj nëse për një çast thua
e kuptova,BUZËQESH!
Ndoshta ke parë,një vizion të saj.
Ndoshta një version.
Por udhëtimi i njohjes të gruas,
është një udhëtim pambarim!!
Çerazela Kondi,6 Korrik,2026,Athinë!!
