Home » Halil Geci : LIGJI PËR SPECIALEN SOT U NIS PËR HAGË – POR TRENIN E KA HUMBË, BILETA I KA MBETË NË XHEP!

Halil Geci : LIGJI PËR SPECIALEN SOT U NIS PËR HAGË – POR TRENIN E KA HUMBË, BILETA I KA MBETË NË XHEP!

nga World Ks

LIGJI PËR SPECIALEN SOT U NIS PËR HAGË – POR TRENIN E KA HUMBË, BILETA I KA MBETË NË XHEP!

Sot në mëngjes, ligji për Specialen, me sa di unë, u nis për Hagë. Por duket se trenin e ka humbur dhe bileta i ka mbetur në xhep!

Megjithatë, kurdo që të mbërrijë, rrezikon të përfundojë në degët e një arre që Hashimi e kishte mbjellë para gjashtë vjetësh.

Me sa duket, arra nuk u rrit vetëm në trup, por edhe në fruta. Hashimi, gjatë gjithë kësaj kohe, si zyrtar në ndejë e pa obligime, paska pasur kohë të mjaftueshme t’i bëjë hyzmet arrës: ta ujisë, ta krasitë e ta plehnojë.

Dhe rezultati i kësaj pune të palodhshme të Hashimit është i dukshëm: arra është rritur, është ngritur dhe sot u bën hije të gjithëve aty brenda!

Me sa di unë, Hashimi u paska dërguar letër jaranëve nga Kosova që t’i bashkohen muhabetit nën hijen e arrës. Madje u paska porositur t’i marrin postet e ugiçve, gjygymat për çaj rusi, sharkijat e çiftelitë dhe ta shijojnë mirë hijen e arrës që vetë e ka mbjellë!

E për ta bërë muhabetin edhe më të ëmbël, tekstet e këngëve ua paska përgatitur heroi Bejadin Hallaqi, bashkë me 90 heronjtë e masakrës së Grazhdit e të Bunarit.

Këngën përmendësh e paska mësuar Hashimi dhe, me atë zë bilbili, vetëm ai e di refrenin dhe rendin e këngës!

Me sa duket, kjo hije e arrës do t’ua përcjellë “heroizmin” edhe djemve të tyre.

E derisa të rrinë nën hijen e saj e të këndojnë si bilbila, kanë kohë të mjaftueshme t’i kontrollojnë edhe Ligjin e Speciales dhe Ligjin e Lekë Dukagjinit.

Por një gjë dihet:

Këto dy ligje do t’ju rrinë varur në degët e arrës, mbi kokë, edhe pasardhësve të tyre!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment