Home » Aleksander Vulin Nëse Albin Kurti zgjidhet kryeministër do ishte rrezik për Kosovën

Aleksander Vulin Nëse Albin Kurti zgjidhet kryeministër do ishte rrezik për Kosovën

nga World Ks

Aleksander Vulin:Nëse Albin Kurti zgjidhet kryeministër do ishte rrezik për Kosovën, Populli i Kosovës duhet të jetë vigjilent ndaj manipulimeve dhe bashkërendimeve të heshtura mes opozitës dhe narrativave serbe! Deklarata e ministrit serb.

Aleksandar Vulin, ku thotë se Albin Kurti është “rrezik për Kosovën” nëse zgjidhet kryeministër, përputhet tmerrësisht me mesazhet që opozita në Prishtinë dhe disa media po i përsërisin çdo ditë. Kjo ngjashmëri e frikshme na bën të pyesim A është ky një koordinim i drejtpërdrejtë, apo thjesht një aleancë e heshtur mes tyre.

Si mundet që opozita dhe mediat e kapura të flasin me të njëjtin gjuhë si Aleksandar Vulin, si ka mundësi që ata e portretizojnë Albin Kurtin si “rrezik për Kosovën” kur ai është lideri që ka dëshmuar se i mbron interesat kombëtare kundër projekteve të Serbisë.

Këto sulme nuk janë asgjë tjetër veçse përpjekje të dëshpëruara për të manipuluar opinionin publik dhe për të njollosur një lider që frikëson kundërshtarët tanë shekullorë.

Në fakt, deklarata e Vulin është dëshmia më e mirë që rrëzon çdo gënjeshtër të opozitës dhe provon se Albin Kurti është pengesa më e madhe për planet e Serbisë në Kosovë. Populli duhet të kuptojë se këto narrativave të opozitës, që përkojnë me ato të Vulinit, janë të rrezikshme për të ardhmen e vendit.

Kjo përputhje nuk është rastësi! Aty ku interesat personale dhe pushteti vihen mbi interesin kombëtar, lindin bashkëpunime të heshtura që dëmtojnë Kosovën.

Mos lejoni që këto gënjeshtra dhe koordinime të heshtura t’ju mashtrojnë! Albin Kurti është pengesa për ata që duan të dëmtojnë interesat e Kosovës dhe shqiptarëve, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Ngjajshmëri e tmershme me disa media ,analistë dhe me opozitën e Kosovës! Ministri Sërb Aleksander Vulin për Kryeministrin Albin Kurti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment