Home » Cerazela Kondi : Tingujt e heshtjes!

Cerazela Kondi : Tingujt e heshtjes!

nga World Ks

Tingujt e heshtjes!

I dëgjoj qartë tingujt e heshtjes.

Kuptoj çfarë duan të më thonë.

Janë si jehonë

brënda në kokë.

Janë si fjalë të urta,jo gjithmonë

të bukura.

Por gjithmonë, të sakta.

Që mëndjen më zaptojnë.

Herë janë zhurmë shurdhuese

dhe herë të tjera,tingujt të ashpër

që arrijnë,në zemër

dhe të flasin,nuk pushojnë

Bëjnë ekzistencën time të dridhet

Ngrijnë shpirtin.

Sa britma,sa shprehje,sa fjalë

që nuk u thanë.

Më djegin qënjien

në mes të qetësisë, kaq thellë

më prekin

heshtje, dhe prapë heshtje.

Më flasin për gjithçka dhe nuk ndalojnë

Gjithmonë jehonë shekullore.

Tingujt e heshtjes,

Akoma dhe kur këtu,z’do jem më!!

Çerazela Kondi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment