Home » Çerazela Kondi : Por ti buzëqesh!

Çerazela Kondi : Por ti buzëqesh!

nga World Ks

Por ti buzëqesh!

Do të thonë,që je e bukur

apo e shëmtuar.

E gëzuar,apo e dëshpëruar.

Pa mënt,apo e zgjuar.

Dhe çfarë nuk do të thonë.

Çdo njëri,do të ketë

mendimin e tij për ty.

Do të të gjykojnë,pa të njohur.

Do të dënojnë pa të dëgjuar.

Por ti buzëqesh.

Thjesht,sepse nuk është nevoja

të shpjegosh vlerat e tua.

Nuk mundet askush të njohi

vërtet shpirtin tënd.

Nuk kanë ecur në monopatet e tua.

Nuk ka ndjerë,heshtjen tënde.

Nuk ka qarë,me lotët e tua.

Nuk ka gjakosur buzët nga dhimbjet.

Mos u mundo të shpjegosh kush je

E di mirë ti kush je,dhe kjo

është e mjaftueshme!!

Çerazela Kondi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment