Home » Çerazela Kondi : Poezia Nuk kam krahë!

Çerazela Kondi : Poezia Nuk kam krahë!

nga World Ks

Nuk kam krahë!

Nëse do mundja të krijoja krahë

do ti hapja pa frikë.

Do të fluturoja drejt qiellit.

Thjesht të vija aty,ku qetësohet shpirti

Do të fluturoja mes rreve

do humbisja nën dritën e yjeve

dhe era busull, të më tregonte rrugën

atje ku zemra ka dëshirë të vijë.

Në do mundesha të fluturoja,

do kaloja çdo pengesë.

Do të udhëtoja ditën,natën,pa ndaluar,

pa pritur agimin të lindë.

Aty ku dua të shkoj,e di që ekziston

një përqafim,sy të djegur nga malli

Njerëz që zemra ime njeh mirë

dhe nuk është nevoja ti kërkojë.

Por nuk kam krahë,as këmbë!

Kam një mëndje që nuk njeh largësinë

dhe bën çdo ditë të njëjtin udhëtim.

Vjen tju takojë,tju pëshpërisë

Tju ledhatojë ëmbël në fytyrë.

Ndoshta,kjo është mënyra

më e bukur e fluturimit.

trupi të jetë larg,por mëndja,shpirti

të mos ndalojë asnjë çast të vijnë!!

Çerazela Kondi,27 Tetor,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment