Home » Çerazela Kondi : Mos humb besimin!

Çerazela Kondi : Mos humb besimin!

nga World Ks

Mos humb besimin!

Gjithmonë të lini një portë

të hapur në thellësi.

Sepse jeta,ka një mënyrë të veçantë

aty ku nuk e presim,na bën surprizë.

Dhe kur mendon,që gjithçka mbaroi

mund të fillojë diçka e bukur.

Aty ku mbyllet një rrugë,

mund të hapet një tjetër.

Më e vërtetë,më me dritë.

Më afër sesa meriton shpirti yt.

Mos e mbyll përfundimisht zemrën.

Mos humb besimin.

Mos ju trëmb ndryshimit.

Disa nga çastet më të bukura

të jetës,vijnë pa lajmërim.

Atëherë kur ke ndaluar të presësh.

Lëre gjithmonë një portë të hapur.

Tek shpresa,tek e papritura.

Tek e reja.

Sepse kurrë nuk e di ç’bukuri

mund të gjëndet,në anën tjetër!!

Çerazela Kondi,15 Tetor,

2026,Athinë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment