Home » Çerazela Kondi: Zog i trëmbur!

Çerazela Kondi: Zog i trëmbur!

nga World Ks

Kur të njoha,ngjaja me një

zog të trembur

që erdha në kopshtin tënd

pa më ftuar.

E lëndur nga dhimbjet

nuk mundesha të të besoja.

Kisha ftohtë,dridhesha.

Një përqafim më mungonte.

Kisha uri për dashuri

dhe ta shprehja,nuk guxova.

Por ti hape krahët ngadalë,ngadalë

dhe në përqafimin tënd më ngrohe.

Me dyshim,mbështeta kokën

në supin tënd.

Nuk më kërkove asgjë nga mua

vetëm të më kishe pranë.

Të kujdeseshe,derisa plagët e mija

të shërohen.

Koha kalonte,por ti aty.

I ëmbël,i qetë dhe plot mirësi.

Kujtova fjalët e tua,” Nëse nuk

të pëlqen kopshti im,mund të fluturosh larg,shumë larg.

Je e lirë të largohesh.”

Por nuk doja më të ikja.

Të kisha dashuruar,prisja netët

me padurim.

Të mbështesja kokën tek ty.

Aty ku gjej qetësi,ku gjumi

vjen dhe më gjen,pa u munduar.

Më zbove ëndrrat e frikshme.

Dhe më në fund,përkas diku dhe unë!!

Çerazela Kondi,12 Tetor,

2026,Athinë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment