Home » ÇERAZELA KONDI : DJALI QË MBANTE MËNT VETËM NË ËNDRRA!!

ÇERAZELA KONDI : DJALI QË MBANTE MËNT VETËM NË ËNDRRA!!

nga World Ks

Tregim!

Stela ishte vetëm 35 vjeç kur filloi të shikonte një ëndërr të çuditshme.

Çdo natë,saktësisht e njëjta.

Gjëndej në një urë të vjetër ndërtuar me gurë.

Dëgjonte zhurmën e ujit dhe përballë saj,qëndronte një djalë.

Nuk e dinte kush ishte por fytyra e tij i dukej shumë e afërt.

Ai e shikonte me një buzëqeshje të qetë dhe i thoshte gjithmonë:

“Më harrove…por unë nuk të harrova kurrë”

Stela çohej çdo herë me zemrën që i rrihte fort.

Nuk e kuptonte,pse ai djalë i panjohur i sillte kaq dëshpërim;

Ëndrrat vazhduan muaj të tëra.

Derisa një mbrëmje,pa një ëndërr ndryshe.

Pa një fotografi të vjetër,një shtëpi në një fshat dhe mbi fotografi,një emër.

ILIRI!

Në mëngjes,morri një vendim.

Do të kërkonte të vërtetën.

Filloi të kërkonte në rrjetet sociale,në fotografi të vjetra,në lajme.

Pas shumë mundimesh,gjeti një vënd që ju duk i njohur.

Një urë e vjetër prej guri në një fshat.

Kur arriti aty,u ndje çuditshëm.

Sikur qe gjendur dhe herë tjetër aty.

Ju afrua një plaku që po rrinte afër.

“Më falni,ka ndodhur diçka e rëndësishme këtu dikur;” e pyeti.

Plaku e pa me kujdes.

“Para 25 vjetëve,ndodhi një fatkeqësi këtu”

Stela ndjeu një rëndesë në gjoks.

“Çfarë fatkeqësie;”

“Një vajzë e vogël,rra në lumë,ishte 10 vjeçe.Një djalë që po kalonte,e pa u hodh dhe e shpëtoi”

“Dhe çu bë djali;” pëshpëriti Stela.

Plaku uli sytë.

“Nuk ja doli”

Në atë çast,Stela ndjeu ti rrotullohej bota.

10 vjeç…

Para 25 vjetëve…

Papritur,filluan ti kthehen kujtime.

Ju kujtua që kish shkuar në atë fshat me prindërit e saj,të vizitonin një të njohur.

Ju kujtua ura!

Ju kujtua uji!

Ju kujtua një djalë që bërtiste:

“Mos u frikëso,do të nxjerr jashtë:

Më vonë…errësirë!

Pas shumë vitesh,e kish harruar atë çast,ishte vetëm një fëmijë,mëndja kishte shuar nga tronditja çdo kujtim.

Plaku i tregoi një fotografi.

Dhe atëherë e njohu.

Ishte e njëjta fytyrë që vinte çdo natë në ëndrrat e saj.

Sytë ju mbushën me lot.

“Përse e shoh akoma;”pyeti.

I moshuari,buzëqeshi i dëshpëruar.

“Ndoshta sepse disa njerëz,nuk ikin kurrë nga jeta jonë thjesht presin që ti kujtojmë”

Që nga ajo ditë,Stela shkonte çdo vit tek ura dhe linte aty një trëndafil të bardhë.

Jo sepse mbante mënt djalin që njohu

por sepse mbante mënt,një shpirt që i fali jetën.

Dhe kuptoi diçka:

Disa njerëz,kalojnë në jetën tonë për pak minuta,por veprimet e tyre mbeten me ne gjith jetën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment