26
Aty lind dashuria!
Aty ku heshtja,bëhet një shikim.
Atje ku një përkëdhelje e harruar
bëhet zjarr,që të djeg ngadalë
shpirtin.
Atje lind dashuria.
Ajo që nuk kërkon leje,të futet
brënda jetës tënde.
Qe të prek,pa të prekur.
Që të zhvesh,nga frika
dhe të vesh me dëshira.
Është fryma,që pritet kur sytë
bashkohen.
Duart që kërkojnë njëra tjetrën.
Buzët që për një puthje,kanë etje.
Dhe atëhere kupton.
Dashuria,nuk është fjalë,as betime.
Por dy zemra,që rrahin
në të njëjtin ritëm!!
Çerazela Kondi,2 Shtator,
2026,Athinë!!
