Home » ÇERAZELA KONDI : BUKA QË ” FLISTE”!

ÇERAZELA KONDI : BUKA QË ” FLISTE”!

nga World Ks

BUKA QË ” FLISTE”!

Tregim!

Luiza 27 vjeç, sapo ishte ndarë nga një lidhje e gjatë dhe qe shumë e mërzitur.

Që të qetësohej sado pak, nëna e saj e dërgoi në fshat ku akoma jetonte gjyshja.

Ishte një fshat i vogël me 200 banorë,por Luiza akoma ndjehej e humbur.

Nuk kishte punë,nuk kishte dëshirë për asgjë.

Çdo mëngjes,shkonte tek furra e fshatit që të merrte bukë dhe një kafe.

Bukpjekësi ishte një djalë i ri 33 vjeçar.

I gjatë,me miell mbi rroba,i qetë.

Nuk fliste shumë!

E shikonte Luizën,çdo mëngjes me sytë e mëdha,të zinj,të enjtur nga të qarët dhe nuk e pyeste për asgjë.

Por i jepte gjithmonë,bukën më të ngrohtë.

Një ditë,Luiza u kthye në shtëpi dhe nxorri bukën që ta priste,por pa mbi koren para se të piqej,të gërvishtur

me thikë një fjalë…”MIRMËNGJES”

Qeshi,për herë të parë pas shumë muajsh.

Ditën tjetër,shkoi përsëri.

Këtë herë,mbi bukën qe shkruar tjetër fjalë…”BUZËQESH”

Ditën e tretë…

“JE SHUMË E BUKUR KUR BUZËQESH”

Luiza filloi të priste mëngjeset me padurim të shihte,këtë rradhë ç’ kish shkruar përsëri bukpjeksi;

Gjithashtu,filloi të bënte dhe pak makjazh,të rregullonte flokët dhe të shkonte në furrë.

“Ti shkruan;”- e pyeti duke u skuqur në fytyrë.

“Unë”,u përgjigj thjesht,duke fshirë duart.” Nëse nuk të pëlqen,nuk do të përsëritet më”

“Mos ndalo kurrë” i tha!

Dhe kështu,u bë lojë e tyre.

Çdo mëngjes,një mesazh!

“KE VESHUR FUSTAN TË BUKUR”!

“DO TË BËJMË SHËTITJE BASHKË”!

“TË PRES NË ORËN 8 TEK PARKU”!

Atë natë,dolën shëtitje,u puthën nën degët e ullinjve,dhe ishe puthja më e ëmbël,e ngrohtë,e vërtetë, që nuk kish

provuar asnjëherë.

Pas gjashtë muajve,bukpjeksi i kërkoi të martohej.POR SI;

I dha një bukë të madhe,që shkruante nga lart…” DO TË BËHESH GRUAJA IME DHE TË RRISH KËTU PËRGJITHMONË;”

Luiza qau,dhe i tha “PO”!

Sot kanë dy fëmijë,dhe bukpjeksi shkruan akoma mbi bukët,vetëm që tani ai shkruan çdo ditë” TË DUA”

Në fshat,thuhet që nëse vete në mëngjes në furrë,sado i mërzitur të jesh,do të ikësh me një bukë…

QË DO TË FLASI!

Çerazela Kondi,5 Gusht,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment