19
Guxo të zhytesh!
Jeta është si deti.
Nuk mundesh të mësosh të notosh
nëse nuk je gati të zhytesh
Kur qëndron në breg ndjen siguri.
Por aty,nuk shkruhen historitë e bukura.
Ato lindin,në çastin që guxon,
të lësh mbrapa frikën.
Deti nuk të premton gjithmonë qetësi.
Ashtu dhe jeta,nuk të premton
rrugë të lehta.
Por të premton që nëse guxon
të futesh në ujrat e saj,do të njohësh
një anë tjetër të vetes.
Sepse çdo dallgë që tejkalon
të bën më të fortë,dhe të sjell
më pranë qëllimit,që do të realizosh.
Mos u frikëso,nga ujrat e thella.
Atje fshihen mësimet më të mëdha.
Zbulimet më të bukura.
Forca e fitoreve.
Guxo të zhytesh.
Atje fillon jeta!!
Çerazela Kondi,1 Gusht,2026,
Athinë!!
