17
Sot nënshkruam kontratën për implementimin e platformës digjitale AloKomuna, një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve komunale.
Përmes kësaj platforme, qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë probleme, të dërgojnë kërkesa dhe të komunikojnë më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë më transparente me institucionet komunale.
Tani nuk ke nevojë të presësh në sportel!
Me AloKomuna, shërbimet komunale do t’i kesh më afër dhe komunikimi me institucionet do të jetë më i lehtë se kurrë.
Vazhdojmë me realizimin e premtimeve dhe me krijimin e shërbimeve më të mira për qytetarët e Komunës së Obiliqit.
