19
Sipas raporteve vendore dhe ndërkombëtare (IKSHP dhe OBSH), Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në Kosovë. Nga çdo 1.000 vdekje në kryeqytet, 6 janë pasojë e ndotjes së ajrit.
Ndër faktorët kryesorë që e përkeqësojnë situatën në Prishtinë, gjithnjë sipas këtyre raporteve, janë depozitimi i mbeturinave dhe mungesa e hapësirave të gjelbra.
Kur një qytet nuk arrin t’u garantojë qytetarëve ajër të pastër, nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem mjedisor. Kemi të bëjmë me dështim të qeverisjes.
