17
Hiri i dashurisë!
Kurrë mos fryj hirin
nga nga zemra të djegura
sepse dikur u dogjën
prej dashurisë,dhe u bënë pluhur.
Fshehin brënda kujtime.
Ëndrra që mbetën në mes.
Fjalë që nuk u thanë kurrë
dhe lotë që u thanë pa i parë askush.
Nëse hirin fryn,do ta shpërndash
në erë,por do të gjejnë rrugën
drejt syve të tu.
Dhe atëherë do të lotosh.
Jo vetëm nga dhimbja
por për gjithçka mbart thellë.
Sepse plagët e zemrës
njohin njëri tjetrin mirë.
Akoma dhe kur janë bërë pluhur.
Respektoini,lërini të pushojnë
atje ku koha i la të heshtur.
Me shumë kujtime në zemër.
Disa zjarre,sado që u shuan,
mbajnë akoma forcë
dhe djegin,ata që guxojnë
ta prekin!!
Çerazela Kondi,3 Korrik,2026,Athinë!!
