16
Kopshti i pasionit!
Trëmbesha të të dashuroja
jo se nuk e meritoje
por sepse veten pyesja,kjo dashuri
do të ketë vërtetësi;
Fati,ishte i egër me mua.
Zemra ime, shumë herë u thye
me mijra copë.
Derisa mësova në heshtje ta fshihja.
Me sytë e mi,të them të dua.
Nuk do të” aratisem” këtë herë.
Nuk do injoroj ndjenjat e mija.
Nuk do të shtirem që stë kam nevojë.
Në jetën time,nuk erdhe rastësisht.
Kalove çdo pengesë
që kisha ndërtuar,të kujdesja
veten nga ata që më lënduan.
Dhe tani,je banor i ekzistencës
time,ku askush nuk ka arritur
të futet.
Do të jesh shekullor,në kopshtin
e pasionit tim,një lule e bukur.
Mos e harro kurrë…Të dua!!
Çerazela Kondi,20 Maj,2026,Athinë!!
