Home » Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit të Komunës, Halil Thaçi, dhe Betim Selmanaj, drejtor i kompanisë Selmans Network

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit të Komunës, Halil Thaçi, dhe Betim Selmanaj, drejtor i kompanisë Selmans Network

nga World Ks

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kryetarit të Komunës, Halil Thaçi, dhe Betim Selmanaj, drejtor i kompanisë Selmans Network, për furnizimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të autobusëve në territorin e Komunës së Obiliqit.

Kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik çdo ditë. Përmes këtij bashkëpunimi do të bëhet vendosja e stacioneve të reja të autobusëve, si dhe mirëmbajtja e tyre e vazhdueshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe komoditetit për qytetarët.

Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, dhe Betim Selmanaj nga kompania Selmans Network vlerësuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u zotuar për realizim cilësor dhe brenda afatit të projektit.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment