30
Sot, në fshatin Stanovc, Komuna e Obiliqit organizoi homazhe për nder dhe në përkujtim të jetës dhe veprës së dëshmorit Hamdi Krasniqi.
Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, Nënkryetari i Komunës, Berat Gashi, si dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit komunal. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë.
Të pranishmit vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe pranë vendit përkujtimor, duke shprehur respekt dhe mirënjohje të thellë për sakrificën dhe kontributin e dëshmorit në rrugën për liri.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Zyra për Informim, Obiliq.
