Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Xhaxha. Të jesh krenar me bijtë e tu. Zoti i shpërbleftë dëshmorët e kombit!
Cikli : NGËRÇ JEHONASH (XI)
(Në përkujtim të xhaxhait dëshmor)
Filizë braktisjesh, idealesh
të ngritura nën dhimbje suspance
Pritje e përjetshme
me sfond të Andejshmes
Xhaxha, qelën, që të tre
Dhe u zvarritën e përpëlitën
e këmba dorës u vërtitën
Deri sa u ngritën dhe diellin panë me sy
Dhe nuk u çoroditën
por u shtrënguan nën rrënjë
E në gjurmët që ua le ti
Njëri nga ta u hodh
me gjoks e pëllëmbë
Hop lartë e hop poshtë
Nën ujëra e mbi kodra
Lavdi… oficerit më të ri.
Tjetri ndoqi rrymën e të pafatëve
Dhe solli puhitë e pendesës si freski
Të padëshiruar por të nevojshme
Për të sfiliturën siguri
Gurbet, një gur që s’rri në vend të vet
Filiz i ushqyer në qiell të huaj
Përqafime, o zë i mbytur e lumturi-cunguar.
Më i vogli në krah më rri,
Jemi një që kurrë nuk bëjmë dy
Dy lulet e pranverës së vonuar
Rreth nesh rrymojnë valët e tendosura të mirëqënies
Se me të jemi mu në mes të botrave
E nga këto botëra që fundin s’e prekën gjer më sot
Po mbajmë grushtet të mbledhura në një jehonë…
Këtë jehonë!
