Home » Shkruan Halil Geci :ZBULIM NGA BRENDA PDK-SË: JA ÇFARË DO TË BËJNË NËSE KANDIDON BASHKIM JASHARI PËR PRESIDENT

Shkruan Halil Geci :ZBULIM NGA BRENDA PDK-SË: JA ÇFARË DO TË BËJNË NËSE KANDIDON BASHKIM JASHARI PËR PRESIDENT

nga World Ks

Burime të afërta me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cituara nga Gazeta Minuti, bëjnë të ditur se kjo parti është e gatshme të mbështesë kandidaturën e gjeneralit Bashkim Jashari për postin e presidentit të vendit, në rast se ai vendos të hyjë në garë.

Sipas këtyre burimeve, brenda PDK-së ekziston një disponim pozitiv ndaj figurës së Jasharit, duke e parë atë si një personalitet unifikues dhe me kredibilitet të lartë publik. Në këtë drejtim, thuhet se partia jo vetëm që do ta votonte në Kuvend, por gjithashtu është e gatshme t’i japë edhe nënshkrimet e nevojshme për propozimin e tij zyrtar si kandidat për president.

“Ekziston një gatishmëri e plotë që, nëse Jashari vendos të kandidojë, ai të ketë mbështetjen tonë si në aspektin formal, ashtu edhe në atë politik,” ka thënë një burim brenda kësaj partie për Gazeta Minuti.

Kjo lëvizje, nëse konkretizohet, mund të ndikojë ndjeshëm në zhvillimet politike në vend, duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që ka PDK-ja në procesin e zgjedhjes së presidentit. Një mbështetje e tillë do të rriste gjasat për një konsensus më të gjerë politik rreth një figure të vetme.

Ndërkohë, ende nuk ka një deklarim publik nga vetë Bashkim Jashari lidhur me një kandidaturë të mundshme për postin e presidentit. Megjithatë, zhvillimet e fundit dhe diskutimet në skenën politike sugjerojnë se emri i tij po përmendet gjithnjë e më shpesh si një opsion serioz për këtë pozitë.

Këtë burim e kam marrë nga Gazeta Minuti. Nëse është i vërtetë, unë personalisht jam i bindur se këta më shumë inat ua kanë Jasharajve sesa Albinit; njësoj do ta përbuzin, sikurse e kanë përbuzur Ademin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment