Home » Kryetari i Komunës së obiliqit mbjell lule në qytetin e Obiliqit

Kryetari i Komunës së obiliqit mbjell lule në qytetin e Obiliqit

nga World Ks

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Dites se Tokes, të organizuara nga Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit nën udhëheqjen e drejtorit Rinor Kurteshi, në Komunën e Obiliqit është zhvilluar një aktivitet i përbashkët në funksion të ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit.

Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi, ekzekutivin komunal dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme. Gjatë aktivitetit u realizua mbjellja e luleve në hapësira publike të qytetit, si dhe u zhvilluan aksione pastrimi me qëllim të rritjes së vetëdijes për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti”, nxënës të shkollave të mesme, përfaqësues të OVL-së, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët kontribuuan në realizimin e kësaj nisme.

Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e institucioneve komunale dhe qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment