Sado të mundohesh
të të simpatizojnë me fjalët e tua,
shprehja e fytyrës tënde
tregon që je një gënjeshtër.
Kurrë nuk do tja dalësh të fshihesh
ai që je në të vërtetë.
Je i gjithi,një hipokrit
ëngjëll në fytyrë,djall në shpirt.
Je një vitrinë,që vëmendjen tërheq
derisa dikush të kuptojë
mallin e shëmtuar që është
i krijuar.
Nuk mundesh,sado të duash
të ndryshosh veten.
Dëshiron,por karakteri që ke
të tradhëton.
Shkruan fjalë të bukura,me pasion
dhe nëse je me fat,të paktë
të besojnë.
Sa hipokrizi në ato fjalë;
Ke vetinë,të mbahesh” i lartë”
Por mëso më parë,të ngjitesh.
Harron dhe diçka tjetër.
Krijimin e njeriut,jeta e ka në dorë.
Ke idenë të madhe për veten
dhe aspak thjeshtësi.
Je ziliqar për jetën e të tjerëve
shpirti yt,sa ligësi;
Buzëqesh në fotografi,buzëqeshje
e frikshme,për ata që të njohin mirë.
Të pëlqejnë intrigat,thashethemet.
Je në kërkim,të viktimës tjetër.
Sulmon si kafshë e tërbuar
kur nuk të plotësohen qejfet.
Kujtoja që kishe vlerë,
Por ishte humbje kohe.
Dhe nëse të vërtetën,e varros
thellë në tokë,një ditë
do të mblidhet,do të shpërthejë,
do të marrë zvarrë,çtë gjejë.
Sepse je,një kalbësirë!
Një përdhunues shpirti!
Çerazela Kondi,16 Prill,2026,Athinë!!
