Home » Shefqet DIBRANI & Demë JASHARI, “Ing. NAZMI PECI – Jeta dhe veprimtaria”, monografi. Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2026, 426 faqe. ISBN 978-9951-31-097-0.

Shefqet DIBRANI & Demë JASHARI, “Ing. NAZMI PECI – Jeta dhe veprimtaria”, monografi. Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2026, 426 faqe. ISBN 978-9951-31-097-0.

nga World Ks

VITRINA E LIBRIT

Shefqet DIBRANI & Demë JASHARI, “Ing. NAZMI PECI – Jeta dhe veprimtaria”, monografi. Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2026, 426 faqe. ISBN 978-9951-31-097-0.

Ditë më parë, Shtëpia Botuese “Faik Konica” në Prishtinë, e drejtuar nga shkrimtari I njohur, Nazmi Rrahmani, botoi monografinë kushtuar ing. Nazmi Pecit, një vepër dokumentare që trajton jetën dhe veprimtarinë e tij profesionale, veprimtarinë dhe angazhimin e tij kombëtar. Libri është përgatitur nga Prof. Demë Jashari dhe Shefqet Dibrani, të cilët përmes dokumenteve, dëshmive dhe kujtimeve kanë ndërtuar një portret të plotë të këtij intelektuali.

Në këtë monografi, përveç trajtimit biografik dhe profesional për Nazmi Pecin, janë përfshirë edhe dokumente të rëndësishme, ndër to proceset gjyqësore kundër tij, një album fotografik me fotografi me ngjyra, si dhe kujtime nga familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të tij.

Ing. Nazmi Peci ishte një nga kuadrot profesionale të Kombinatit “TREPÇA” në Mitrovicë dhe një ndër intelektualët aktivë të kohës së tij. Ai ishte ndër nënshkruesit e Peticionit të 215 intelektualëve të Kosovës dhe një nga intelektualët që iu nënshtrua arrestimit gjatë aksionit të njohur si “Izolimi”, që regjimi serb ndërmori kundër shtresës intelektuale shqiptare në vitin 1989.

Ndërsa nga viti 1990 e gjerë në ditët e fundit të jetës së tij, Nazmi Peci, ishte themelues dhe nënkryetar shumëvjeçar dhe në shumë mandate në Degën e LDK-s$e në Zvicër.

Autorët falënderojnë familjen e Nazmi Pecit për mbështetjen dhe për kontributin në botimin e kësaj vepre, si dhe të gjithë familjarët tjerë, miqtë dhe bashkëpunëtorët që me shkrimet dhe kujtimet e tyre kanë ndihmuar në pasqyrimin sa më të plotë të jetës dhe veprës së tij.

Në vijim po paraqesim përmbajtjen e titujve dhe të shënimeve të përfshira në këtë monografi, e cila sjell një dëshmi të rëndësishme për figurën dhe kontributin e ing. Nazmi Pecit.

Prishtinë, 15 mars 2026

(sh.d.)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment