Home » Cerazela Kondi : Ndoshta në një tjetër jetë!!

Cerazela Kondi : Ndoshta në një tjetër jetë!!

nga World Ks

U njohëm rastësisht

brënda një ekrani.

Por ndjeva zemrën time

të të njohi,si të njihja prej vitesh.

Çdo mesazh,një agim

Çdo thirrje,një vërtetim

që largësia,është thjesht një numur,derisa të bëhet mur.

Folëm për udhëtime,që nuk bëmë.

Për përqafime,që mbetën

në fantazi.

Për një” dikur” që nuk erdhi kurrë.

Por dashuria,nuk fiton gjithmonë.

Shumë herë,humbet në kilometra

në kohë,në monopate që ecën

pa u takuar njëkohësisht.

Ndoshta,në një tjetër jetë,

në tjetër qytet,do të ecim bashkë

në të njëjtën rrugë.

Pa biletë kthimi.

Dhe di diçka?

Dashuritë e paplotësuara,

janë më të ” përsosura”

e di pse;

Sepse nuk arritën të shuhen.

Mbetën ide.

Dhe idetë,nuk kanë vese.

Vetëm fantazi!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment