Kryeministri Albin Kurti tha se vendim i Presidentes që me Dekret të shpërndajë Kuvendin nuk është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, Kushtetuta parashikon afat prej dy muajsh për përfundimin e procesit të filluar për zgjedhjen e Presidentit, e ky afat, sipas tij, do të zgjatë deri me 5 maj.
“Vetëm atëherë, nëse nuk zgjedhet Presidenti, atëherë mund të bëhet shkarkimi i Kuvendit”, tha ai.
Kurti tha se tani duhet të presim edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me annkesën e LVV lidhur me Dekretin e Presidentes.
Kurti u shpreh kundër zgjedhjeve të parakohshme me shpjegimin se ato nuk do të sillnin ndonjë zgjidhje sa i përket shifrave për zjgedhjen e Presidentit, e ato janë edhe të kushtueshme.
Por tani mbetet të shihet se cili do të jetë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
