Home » Anita Hoxha : Shtëpia në kodër, puthur nga dielli

Anita Hoxha : Shtëpia në kodër, puthur nga dielli

nga World Ks

Shtëpia në kodër, puthur nga dielli

Larg atje, në fshatin e nënës sime

E vogla shtëpi, tej në kodër e mbetur,

Atje ku shëtit e gjithë fëmijëria ime…

Atje, të parat fjalë e hapat hedhur !

Dielli, që ndrin gjineshtrat në zabel

Zogjtë, e posakthyer, pemëve fshehur…

Një re çapkëne, fshehtas qiellit del,

E balta, e tokës…mallin mban dehur !

Ja dhe një lulëkuqe, që qeli pranvera

Ndihej të më thotë: – U ktheve sërish ti ?

Tej arave me grurë këndon bukur era…

E shpirti më mbushet, nga kjo mrekulli !

Tutje, atje tej, më thërret në qetësi lumi

Zëra fëmijësh sjellë një çast ndërmend,

Netëve m’kujtohen e më largohet gjumi…

Netëve, me yje, që kalova në këtë vend !

Fshatit, dal vrapoj, më thërret fëmijëria

Gjurmët lënë atëherë, koha si ka tretur…

Në fshatin e nënës sime, janë vitet e mia…

Shtëpisë së vogël, atje mbi kodër mbetur !

Të gjithë larguar, si zogjtë shtegëtarë,

Vetën gjyshja priste,pragut ulur. …

Në prehrin e saj, gjumi më kish marrë…

Flokët, ishin zbardhur, dukej më e bukur !

Në shtëpinë e vogël, rrëzë kodrës mbetur…

Dy fëmijëri, si shoqe, luajnë nëpër shtëpi…

Fëmijëria e mamasê,, shpirtit gjyshes fshehur,

Fēmijēria ime,pret te dera sa herë vi!

Anita Hoxha

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment